• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan stërvitje vjetore ushtarake për shkak të kërcënimeve nga Koreja e Veriut

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan stërvitje vjetore ushtarake për shkak të kërcënimeve nga Koreja e Veriut

Seul, 4 mars 2024 (MIA) - Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot filluan stërvitje të mëdha të përbashkëta ushtarake në shkallë për të përmirësuar parandalimin kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, mes shqetësimeve se Pheniani mund të përdorë manovrat si pretekst për provokime, njoftoi agjencia e lajmeve Jonhap.

Stërvitja vjetore "Mburoja e lirisë" pritet të zgjasë 11 ditë mes tensioneve në rritje për shkak të demonstratave të vazhdueshme të forcës nga Pheniani, përfshirë edhe zjarrin e artilerisë përgjatë kufirit të tij detar përëndimor dhe një seri lansime të projektilave. Stërvitjet e pranverës janë të parat që kur Pheniani në nëntor i dha fund një marrëveshjeje ushtarake ndër-koerane të vitit 2018, qëllimi i së cilës ishte të ulen tensionet në kufi, duke rritur kështu frikën se Veriu mund të organizojë demonstrata provokuese ushtarake.

Pheniani prej kohësh i dënon stërvitjet ushtarake të aleatëve si prova për një pushtim kundër tij dhe ka një histori të kryerjes së lëshimeve të raketave në shenjë proteste kundër stërvitjeve të tilla, megjithëse Seuli dhe Uashingtoni thonë se stërvitje të tilla janë thjesht mbrojtëse sipas natyrës.

Ushtria e Koresë së Jugut dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se stërvitja synon të përmirësojë aftësitë e tyre të përbashkëta mbrojtëse, duke shtuar se do të fokusohet në operacionet që përfshijnë degë të ndryshme të ushtrisë, duke përdorur mjete tokësore, detare, ajrore, kibernetike dhe hapësinore. Do të zhvillohen gjithashtu kundërmasa kundër veprimeve të mundshme bërthamore nga Koreja e Veriut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR