• e mërkurë, 17 korrik 2024

Kopenhaga prezanton një program për të inkurajuar turizmin me përgjegjësi sociale dhe ekologjike

Kopenhaga prezanton një program për të inkurajuar turizmin me përgjegjësi sociale dhe ekologjike

16 korrik 2024

Gardian

Organizata turistike e Kopenhagës ka prezantuar një program për të inkurajuar turizmin me përgjegjësi sociale dhe ekologjike.

Duke gjykuar nga të gjitha, Kopenhaga në këtë mënyrë përpiqet të tërheqë vetëm turistë që janë të denjë dhe të sjellshëm.

Do të shpërblehen ato që do të vendosin të ngasin biçikletë, të përdorin transport publik, të marrin pjesë në ndonjë punë si kopshtari ose mbledhje të mbeturinave në port ose në parqet e qytetit. 

Ata që sjellin filxhanët e tyre të kafesë të ripërdorshme mund të presin një pije falas në vende të caktuara, ndërsa përfitimet e tjera për sjellje të mirë përfshijnë një koktej falas në bar ose kohën shtesë të shpenzuar në kompleksin me shtigje artificiale skiime në qytet.

Aaro Hansen nga Organizata turistike në Kopenhagen tha se qëllimi është që udhëtimet të bëhen më të qëndrueshme.

"Ne duam që vizitorët të marrin vendime më të vetëdijshme të përshtatshme për klimën dhe kështu shpresojmë të kenë një udhëtim më të dobishëm," tha Hansen.

Sipas tij, , synimi është që turizmi të shndërrohet në një forcë për ndryshime pozitive në vend që të jetë barrë për mjedisin jetësor. 

Hansen thotë se programi, me pranimin e elementeve të të ashtuquajturës ekonomi e përvojës, do të inkurajojë takime më pozitive midis turistëve dhe vendasve.

Shumë qytete në mbarë botën janë përballur me probleme për shkak të numrit të madh të turistëve, përfshirë Barcelonën, ku turistët u spërkatën me pistoleta uji në një protestë të fundit nga banorët vendas.

Turistët të cilët e vizitojnë Venecian për një ditë tani duhet të paguajnë një tarifë të re ditore prej 5 €, ndërsa turistëve në Dubrovnik kohët e fundit iu kërkua të shmangin mbajtjen e valixheve në rrota për shkak të zhurmës që bëjnë përderisa lëvizin nëpër kalldrëm.

Majorka, Ibiza dhe ishujt e tjerë Balearik kanë futur kufizime të rrepta për konsumin e alkoolit dhe destinacione të tjera të njohura turistike po eksperimentojnë me një sërë masash të ndryshme për të kontrolluar numrin e vizitorëve - nga tarifat e hyrjes deri te futja e zonave të mbrojtura ku një numër i kufizuar vizitorësh mund të hyjë. ls/

Foto: Piksabej 

 

QËNDRONI TË LIDHUR