• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konventa nacionale e demokratëve në SHBA fillon sot në Çikago

Konventa nacionale e demokratëve në SHBA fillon sot në Çikago

Çikago, 19 gusht 2024 (MIA) - Konventa kombëtare e partisë së demokratëve në SHBA fillon sot në Çikago, Ilinois, ku delegatët dhe liderët e partisë do të mblidhen në sallën sportive "Sheshi Junajted" e njohur për nga legjenda e basketbollit Majkëll Xhordan, pas disa javësh të bujshme ku partia ndërroi kandidatin e saj presidencial.

Xho Bajden vendosi të tërhiqet nga fushata, ndërsa në vendin e tij u nominua shpejtë zëvendëspresidentja Kamalla Haris. Këto ndryshime kanë ndryshuar ndjeshëm betejën parazgjedhore me kundërkandidatin e Partisë Republikane dhe ish presidentit Donald Tramp.

Ndryshimet në fushatë kërkojnë edhe ndryshimin e platformës parazgjedhore që demokratët do ta miratojnë para nisjes së Kongresit kombëtar. Kongresi do të zgjasë deri të enjten, ndërsa secilën mbrëmje në televizion do të transmetohen fjalime dhe ngjarje tjera.

Edhe pse rendi i ditës nuk është publikuar, pritet që Haris, kandidati për zëvendëspresident, guvernatori i Minesotës Tim Volc, Bajden, ish presidentët Barak Obama dhe Bill Klinton, si dhe Hillari Klinton dhe ish zonja e parë Mishel Obama të mbajnë fjalime që do të emitohen në programet gjatë mbrëmjes.

Fjalimet do të transmetohen drejtpërdrejt përmes shumë platformave onlajn mes të cilëve dhe ueb faqja e kongresit të partisë në "Jutjub" dhe "Iks". Për herë të parë, njëkohësisht do të ketë transmetim në "TikTok", "Instagram" dhe "Jutjub", ndërsa do të sigurohet dhe përkthim në gjuhën spanjolle, si dhe interpretim i gjuhës me shenja.

Në Çikago priten protesta kundër mbështetjes së administratës së Bajdenit për Izraelin në luftën e saj me grupin radikal palestinez Hamas. Policia thotë se është e përgatitur dhe se shumë prej tyre janë të trajnuar për deeskalim të tensioneve.

Pritet që Haris të pranojë nominimin të enjten mbrëma. Volc një ditë më parë, ndërsa Bajdeni do të flasë sot në hapjen e Konventës.

Me 10 shtator, tre javë pas përfundimit të kongresit, Haris dhe Tramp do të përballen në debatin e organizuar nga televizioni Ej Bi Si Njuz. Volc dhe kundërkandidati i tij republikan Xhej Di Vans gjithashtu do të kenë debat televiziv më 1 tetor. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR