• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kontraktori i një ndërtese që u shemb në tërmetin në Turqi arrestohet gjatë tentimit të arratiset në Mal të Zi

Kontraktori  i një ndërtese që u shemb në tërmetin në Turqi arrestohet gjatë tentimit të arratiset në Mal të Zi

Ankara, 10 shkurt 2023 (MIA) – Policia turke ka arrestuar një kontraktor i cili tentoi të arratiset  nga vendi pasi ndërtesa që ka ndërtuar u shemb në tërmetin shkatërrues të Turqisë, raportuan mediat shtetërore.

Në tërmet u shembën mijëra ndërtesa dhe humbën jetën mijëra njerëz në të gjithë Turqinë, kryesisht për shkak të cilësisë së dobët të ndërtesave.

 "Ronesans Residence", një bllok apartamentesh luksoze në qytetin e Antakias, e ka ndërtuar    kompania e Mehmet Jashar Çoshkun, të cilin policia e ka arrestuar   në aeroportin e Stambollit derisa ka tentuar të arratiset në Mal të Zi", raportoi Al Xhezira duke iu referuar agjencisë Anadollu.

 Në vitin 2013, Turqia vendosi rregulla të ashpra të ndërtimit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR