• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kontingjenti i parë i automjeteve luftarake amerikane Bredli arriti në Kroaci

Kontingjenti i parë i automjeteve luftarake amerikane Bredli arriti në Kroaci

Zagreb, 6 dhjetor 2023 (MIA)- Kontingjenti i parë i automjeteve luftarake të këmbësorisë "Bredli" M2A2 për Forcat e armatosura kroate arritën në Rijekë mëngjesin e sotëm, njoftoi në rrjetet sociale ambasada amerikane në Zagreb.

Bëhet fjalë për 22 nga gjithsej 89 automjete luftarake të cilat periudhën e ardhshme duhet t'i zëvendësojnë automjetet e prodhuara në ish-RSFJ.

"Kjo platformë e fuqishme do të forcojë kapacitetet e ushtrisë kroate, pozitën mbrojëse të NATO-s në rajon do të ofrojë mundësi më të mia për ushtrinë kroate për trajnim dhe partneritet me forcat e armatosura të SHBA-së", thuhet në kumtesën e paraqitur në Iks.

Automjetet luftarake do të transportohen në uzinën për automjete speciale "Gjuro Gjakoviq" në Sllavonski brod, ku do të jenë të riparuara tërësisht. Procesi i gjerë i riparimit do të zhvillohet nga uzina e automjeteve, instalimi i sistemeve të reja të armatimit, lyerje dhe inspektim, njofton ambasada.

Pastaj, personeli i "Gjuro Gjakoviq"-it do të trajnohet dhe përgatitet për mbajtjen afatgjate të automjeteve, dhe do të ketë mundësi të punojë edhe me automjetet e Bredlit nga vendet tjera partnere. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR