• e shtunë, 09 nëntor 2024

Konservatorët britanikë humbën dy njësi të rëndësishme strategjike

Konservatorët britanikë humbën dy njësi të rëndësishme strategjike

Londër, 21 korrik 2023 (MIA) - Konservatorët britanikë në pushtet sot humbën dy njësi zgjedhore të rëndësishme strategjike, por papritmas mbajtën njësinë e vjetër zgjedhore të Boris Xhonsonit, që paraqet mossukses për Partinë Laburiste kryesore opozitare.

Zgjedhjet e parakohshme ishin një nga testet e fundit zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm dhe kosiderohen si tregues të perspektivës së dy partive kryesore. 

Konservatorët e ruajtën njësinë e mëparshme zgjedhore të Xhonsonit me pak më pak se 500 vota, që parqet një lehtësim i madh për kryeministrin Rishi Sunak, i cili për pak shmangu të bëhej lideri i parë britanik që humbi tre zgjedhje shtesë në një ditë në më shumë se gjysmë shekulli. 

Partia Konservatore i ruajtën çuditërisht vendet në Aksbrixh dhe Saut Ruislip  pas vendimit tronditës të Xhonsonit për të lënë parlamentin në qershor, pasi u zbulua se ai kishte gënjyer për argëtimet e Dauning Strit në pandeminë e koronavirusit.

Disa rezultate e zbuluan cenueshmërinë e konservatorëve në dy fronte: humbjen e vendeve rurale në veri të Anglisë ku dikur ishin të fortë, si dhe në jugperëndim, një bastion tradicional. 

 Laburistët e fituan njësinë zgjedhore Selbi dhe Ainsti nga konservatorët me 4.000 vota pasi  aleati i Xhonsonit dha dorëheqje në shenjë solidariteti. Partia tha se anulimi i shumicës prej 20.137 nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme shënoi shumicën më të madhe që partia ka humbur në një zgjedhje shtesë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 Në Somerton dhe From në Anglinë jugperëndimore, Liberal Demokratët e qendrës arritën të përmbysnin një shumicë konservatore prej 19.213 pasi një anëtar i tretë i parlamentit dha dorëheqje për shkak të akuzave për ngacmim seksual dhe përdorim të kokainës.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR