• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konkludime nga konferenca paqësore: Pjesëmarrja dhe dialogu i të gjitha palëve janë[ të domosdoshme për paqe në Ukrainë

Konkludime nga konferenca paqësore: Pjesëmarrja dhe dialogu i të gjitha palëve janë[ të domosdoshme për paqe në Ukrainë

Bernë, 16 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësues të 80 vendeve dhe të pesë organizatave të cilët morën pjesë në konferencën paqësore për Ukrainën në Zvicër sot nënshkruan deklaratë në të cilën ceket se "integriteti territorial" i Ukrainës është bazë për çdo marrëveshje paqësore që do të përfundojë luftën.

Në deklaratën e përbashkët potencohet se paqja mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.

Lufta aktuale e Federatës ruse kundër Ukrainës vazhdon të shkaktojë vuajtje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime, duke krijuar rreziqe dhe kriza me pasoja globale, ceket në deklaratën përfundimtare nga konferenca dyditore e paqes në Zvicër.

Në dokument paralajmërohet se çdo përdorim i energjisë bërthamore dhe instalacioneve bërthamore duhet të jenë të sigurta, të siguruara në mënyrë adekuate, të mbrojtura dhe ekologjikisht të pranueshme.

Centralet dhe instalacionet bërthamore ukrainase, përfshirë edhe centralin bërthamor në zaporozhje, duhet të punojnë sigurt dhe nën kontroll të plotë sovran të Ukrainës, në pajtim me parimet e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) dhe në mbikëqyrje të saj, ceket në deklaratën e përbashkët dhe potencohet se çfarëdo lloj kërcënimi apo përdorimi i armëve bërthamore është i papranueshëm.

Në konferencën në Zvicër morpn pjesë përfaqësues të 92 shteteve dhe të tetë organizatave, mes të cilëve të Bashkimit Evropian, të Këshillit të Evropës dhe të Kombeve të Bashkuara.

Deklaratën përmbyllëse nuk e nënshkruan vendet-anëatre të BRIKS-it (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), si dhe Armenia, Bahrejni, Vatikani, Indonezia, Libia, Meksika, Arabia Saudite, Sllovakia, Zvicra, Tajlanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nënshkrues të deklaratës, mes të cilëve edhe Ukraina, vlerësuan se për arritje të paqes nevojitet pjesëmarrja dhe "dialogu i të gjitha palëve".

Në konferencën paqësore nuk morën pjesë presidentët e SHBA-së, të Kinës dhe Brazilit, Xho Bajden. Si Xhingping dhe Luiz Inasio Lula da Silva. Përderisa nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc u larguan më herët.

Rusia nuk ishte e ftuar në konferencën paqësore, ndërsa Kremlini kumtoi se kërkimi i mënyrës për zgjidhje të konfliktit ukrainas pa pjesëmarrje të Moskës është i palogjikshëm dhe i kotë.

Sipas analistëve, konferenca dyditore me siguri do të ketë ndikim shumë të vogël konkret ndaj përfundimti të luftës.

Paraprakisht, kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo paralajmëroi se së shpejti do të organizojë tubim ndërkombëtar të minsitrave të jashtëm kushtuar viktimave të luftës në Ukrainë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR