• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konjufca: Vuçiqi dëshiron ta ruajë atë që tashmë e ka, nuk na lënë përshtypje kërcënimet e tij

Konjufca: Vuçiqi dëshiron ta ruajë atë që tashmë e ka, nuk na lënë përshtypje kërcënimet e tij

Prishtinë, 16 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet të cilat presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia bëri Kosovës gjatë fjalimit të tij të fundit drejtuar opinionit serb, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në fjalimin para mediumeve në Kuvend, ku u shënua Dita ndërkombëtare e demokracisë, Konjufca theksoi se institucionet e sigurisë janë të pranishme në veri të vendit, kështu që, siç porositi, nuk ka arsye për shqetësim dhe frikë nga kërcënimet e presidentit serb.

"Vuçiqi po tenton t’i ruaj ato që nuk i ka më dhe po kërcënon Kosovën përmes konferencave për shtyp. Është kërcënim që neve nuk na bënë përshtypje, ne nuk frikësohemi e shqetësohemi sepse në atë pjesë janë institucionet e Kosovës, ato sigurisë dhe është shansa e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera për me marrë pjesë në procesin politik dhe me dashtë me qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik", deklaroi Konjufca.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR