• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konjufca: Serbia e ka përdorur dinarin që t'i shantazhojë serbët e Kosovës

Konjufca: Serbia e ka përdorur dinarin që t'i shantazhojë serbët e Kosovës

Prishtinë,8 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se heqja e dinarit si valutë në Kosovë, i ndihmon integrimit të komunitetit serb në vend.

Para fillimit të seancës së sotme kuvendore, Konjufca deklaroi se përmes sjelljes së dinarit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Listës Serbe i ka shantazhuar qytetarët e këtij komuniteti në Kosovë.

Sipas tij dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë ose monedhë. Ai ka theksuar se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.

“Dinari ka qenë instrument të cilin dikush e ka sjell fizikisht prej Beogradit, me kombi dhe aty disa zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe, kanë ardhur te shtëpia t’i kanë dhënë paret, të kanë këqyrë pak mrrolshëm dhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd. Kjo është arsyeja fizike e shpërndarjes së dinarit. Nuk është thjeshtë beteja e mirëqenies", tha Konjufca.

Sipas tij, kjo është ushtrimi i presionit  nga Lista Serbe dhe Beogradi te secila familje serbe në Kosovë.

"Për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që shteti jonë ta rregullojë”. Kjo e ndihmon integrimin sepse godet pikërisht manipulimin fizik që u bëhet duke shkuar te familjet e njerëzve për t'i pyetur se në cilën anë janë politikisht", tha Konjufca. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR