• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konjufca: Draft-statuti i AKSHS-së në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës

Konjufca: Draft-statuti i AKSHS-së në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë, 25 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot deklaroi se propozimi i diplomatëve perëndimorë për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKSHS), i cili është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, sipas tij, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk krijon një nivel të tretë të qeverisjes.

“Nuk e kam analizuar me kujdes, por vetëm sipërfaqësisht, por është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Megjithatë, sipas tij, në çdo rast drafti përfundimtar i Statutit duhet të përgatitet nga qeveria e Kosovës dhe për të nuk duhet të negociohet me Serbinë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR