• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kongresmeni amerikan Tarner thotë se ekzistojnë kërcënime serioze për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Kongresmeni amerikan Tarner thotë se ekzistojnë kërcënime serioze për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Uashington, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Komitetit për Çështje Zbulimi në kongresin e SHBA-së, Majk Tarner sot njoftoi se ekzistojnë informacione për kërcënime serioze për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Tarner sot u dërgoi një porosi elektronike anëtarëve të Kongresit, duke thënë se komiteti i tij ka informacione urgjente dhe të besueshme për "kapacitetet destabilizuese të një ushtrie të huaj".

Kongresmeni republikan nuk dha më shumë hollësi për gjoja kërcënimet. 

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare Xhejk Salivan u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se të enjten do të takohet me Tarnerin dhe me disa kongresmenë përgjegjës për zbulime, por ai nuk dha kurrfarë hollësi për informacionet e Tarnerit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR