• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kongresistja republikane Teni ka nominuar Trampin për Çmimin Nobel për Paqe

Kongresistja republikane Teni ka nominuar Trampin për Çmimin Nobel për Paqe

Uashington, 30 janar 2024 (MIA) - Kongresistja republikane Klaudia Teni ka nominuar ish presidentin amerikan Donald Tramp për Çmimin Nobel për Paqe.

"Donald Tramp ishte figurë kyçe në lehtësimin e marrëveshjeve të para të paqes në Lindjen e Mesme në 30 vitet e fundit", deklaroi Teni për Fox News Digital.

Sipas asaj, burokratët, profesionistët nga fusha e politikës së jashtme si dhe organizatat ndërkombëtare me dekada kanë pohuar se janë të pamundura marrëveshjet shtesë të Lindjes së Mesme për çështjet e konfliktit izraelito-palestinez, ndërsa presidenti Tramp tregoi se ajo nuk është e vërtetë.

"Çmimi Nobel ishte mirënjohje për marrëveshjen e paqes Izrael-Egjipt të vitit 1978, si dhe për Marrëveshjen nga Oslo në vitin 1994, por nuk kishte njohje të rolit të Trampit në ndërmjetësimin e marrëveshjes midis Izraelit dhe katër fqinjëve të tij arabë që synonim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe marrëdhëniet diplomatike", tha Teni.

Ajo shtoi se përpjekjet e Donald Trampit për arritjen e Marrëveshjes së Abrahamovit janë të paprecedentë dhe mbeten të panjohura nga Komiteti i Nobelit.

"Më shumë se kurrë, sepse lidershipi i dobët i Xhozef Bajden në skenën ndërkombëtare kërcënon sigurinë e vendit tonë, patjetër duhet t'i japim mirënjohje Trampit për udhëheqjen e tij të fuqishme dhe përpjekjet për të arritur paqen botërore. Është kënaqësi e imja që mund të nominoj ish presidentin Tramp dhe mezi pres që ai të merr mirënjohjen që meriton", tha ajo. rq/

Foto: arkiv i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR