• e mërkurë, 08 janar 2025

Kongresi i SHBA-së e konfirmoi fitoren e Donald Trampit, katër vite pas hyrjes në Kapitol më 6 janar

Kongresi i SHBA-së e konfirmoi fitoren e Donald Trampit, katër vite pas hyrjes në Kapitol më 6 janar

Uashington, 7 janar 2025 (MIA) - Kongresi i SHBA-së mbrëmë e konfirmoi fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet preidenciale të vitit 2024 kundër kandidates së Partisë demokratike - nënpresidentes aktuale, Kamalla Haris. Konfirmimi ndodhi në një ceremoni të shkurtë zyrtare, pa shumë zhurmë dhe debate në mbledhje të përbashkët të Dhomës përfaqësuese dhe Senatit. Përkundër certifikimit paraprak të fituesit në zgjedhjet e vitit 2021, demokratit Xho Bajden, që u shoqërua me protesta dhe hyrjen më 6 janar 2021 të turmës së mbështetësve të aTmpit në Kapitol të SHBA-së.

Certifikimi përfundimtar i konfirmoi rezultatet preliminare sipas të cilave Trampi mori 312 vota elektrorale, përkundër 226 për kundërkandidaten e tij, Kamalla Haris.

Me mbledhjen e djeshme kryesoi Haris, e cila e kryen funkssionin e nënpresidentes dhe kryeusese së Senatit.

Haris në një fjalim të hskurtë e pranoi humbjen e saj, përderisa presidenti aktual, Xho Bajden e theksoi rëndësinë e procesit paqësor të bartjes së pushtetit.

Partia republikabe tani e ka shumicën në Senat, dhe epërsi të vogël në Dhomën përfaqësuese. Këta faktorë i japin Trampit liri më të madhe për t'i zbatuar programet e veta për ulje të tatimeve dhe luftë kundër emigracionit ilegal.

Inaugurimi i Trampit do të mbahet më 20 janar.

Trampi gjithashtu paralajmëroi se planifikon të falë disa persona të caktuar, të akuzuar për pjesëmarrjen në sulmin në Kapitol më 6 janar të vitit 2021.

"Kongresi sot e konfirmoi fitoren tonë të madhe në zgjedhje - moment i rëndësishëm në histori. MAGA!", shkroi Tramp në platformën e tij sociale "Truth Social".

Në fund të vitit 2022, Kongresi miratoi masa ligjore për përforcim të mekanizmave mbrojtës të cilët sigurojnë ligjshmëri gjatë certifikimit. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR