• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kongresi i Këshillit të Evropës kërkon hetim për parregullsitë gjatë zgjedhjeve në Serbi

Kongresi i Këshillit të Evropës kërkon hetim për parregullsitë gjatë zgjedhjeve në Serbi

Beograd, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Organi monitorues i Kongresit të Këshillit të Evropës sot kumtoi se është i shqetësuar për parregullsitë e rënda gjatë zgjedhjeve parlamentare në Serbi të mbajtura të dielën dhe bëri thirrje për hetim të detajuar të këtyre rasteve.

Zëdhënësi i këtij organi, Stjuart Dikson, në Strasburg, siç është kumtuan "shpreh shqetësime serioze për parregullsitë serioze të raportuara nga partnerët e Kongresit në misionin e tyre të përbashkët ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u zhvilluan në Serbi më 17 dhjetor 2023".

Theksohet se në të njëjtën kohë në një të tretën e komunave serbe, përfshirë kryeqytetin, "janë mbajtur zgjedhje të papritura të parakohshme lokale pas dorëheqjes së papritur dhe të njëkohshme të 65 kryetarëve të komunave nga partia në pushtet".

“Raste të raportuara të frikësimit dhe presionit të votuesve, duke përfshirë blerjen e votave, dhe pretendime të besueshme për migrimin e votuesve dhe autobusë për votim gjatë zgjedhjeve lokale në mbështetje të partisë në pushtet, veçanërisht në Beograd, duke përfshirë emrat e personave të vdekur në listat zgjedhore dhe keqpërdorimin e burimeve administrative në Fushatat zgjedhore janë pretendime shumë shqetësuese që mund të cenojnë rëndë të drejtat e votës së qytetarëve dhe të cenojnë besimin e tyre në procesin zgjedhor demokratik në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në kumtesën.

Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale është një institucion i Këshillit të Evropës, përgjegjës për forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale në 46 vendet e tij anëtare. Ai bashkon 612 zyrtarë të zgjedhur që përfaqësojnë më shumë se 130.000 autoritetet lokale dhe rajonale. Në Kongres janë të gjitha grupet politike që kanë një përfaqësues në Parlamentin Evropian. ls/

Foto: Arkiv i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR