• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kongresi amerikan po i shqyrton propozimet për inteligjencën artificiale

Kongresi amerikan po i shqyrton propozimet për inteligjencën artificiale

Uashington, 9 qershor 2023 (MIA) - Përfaqësuesit në Senatin amerikan, Dhoma e Lartë e Kongresit, të enjten prezantuan dy projektligje të veçanta për inteligjencën artificiale, duke pasur parasysh rritjen e interesit për zgjidhjen  e çështjeve që lidhen me këtë teknologji.

Propozimi i parë kërkon transparencë nga qeveria amerikane gjatë përdorimit të inteligjencës artificiale në ndërveprim me qytetarët, ndërsa propozimi i dytë kërkon formimin e një Zyre të re, prioriteti i së cilës do të jetë konkurrueshmëria e SHBA-së kur bëhet fjalë për teknologjitë moderne. 

Ligjvënësit mendojnë për rregulla të reja të nevojshme nga rritja e inteligjencës artificiale, e cila është bërë aktuale këtë vit falë përdorimit të ChatGPT, një program që u përgjigjet pyetjeve në formë të shkruar dhe të strukturuar. 

 Senatori demokrat Geri Piters, gjithashtu kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare, së bashku me kolegët  republikanë Majk Braun dhe  Xhejms Lankford, kanë paraqitur një propozim  me të cilin agjencitë qeveritare do të duhet t'i njoftojnë  qytetarët kur përdorin programe të inteligjencës artificiale për të komunikuar me ta.

Me këtë propozim i detyron edhe agjencitë qeveritare të mundësojnë  kundërshtime për  vendimet e mundshme të marra nga inteligjenca artificiale.

 “Qeveria federale duhet të jetë aktive dhe transparente në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe të sigurojë që vendimet të mos merren pa dorën e njeriut ‘pas timonit’”, tha Braun.

 Demokratët Majkëll Benet dhe Mark Vorner dhe përfaqësuesi republikan Tod Jang bëjnë thirrje për formimin e një Zyre për Analizë Globale të Konkurrencës, detyra kryesore e së cilës do të jetë të mbajë SHBA-në si lider në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

"Ne nuk mund të lejojmë të humbasim përparësinë në zhvillimin e teknologjive, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, ndaj konkurrentëve si Kina," tha Benet. 

 Në fillim të kësaj jave, lideri  demokrat në Senat, Çak Shumer tha se kishte dakorduar tre takime, e para prej të cilave i pari do të ishte me dyer të mbyllura, ku senatorët mund hollësisht të njihen me temën. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR