• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kongresi amerikan më 20 prill do të votojë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Kongresi amerikan më 20 prill do të votojë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Uashington, 18 prill 2024 (MIA) - Dhoma e përfaqësuesve të SHBA-së më 20 prill do ta mbajë votimin e shumëpritur për ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin, deklaroi kryesuesi Majk Xhonson.

Votimi është pas më shumë se dy muajve pasi që pakoja është miratuar në Senat.

Komiteti kompetent ka prezantuar një ligj që do të sigurojë 60,84 miliardë dollarë për Ukrainën dhe partnerët rajonalë, nga të cilët 23,2 miliardë dollarë do të përdoren për rindërtim të rezervave të armëve amerikane dhe objekteve.

Mbështetja për Izraelin arrin gjithsej 26,38 miliardë dollarë, duke përfshirë edhe mjete për mbulim të shpenzimeve për operacionet amerikane ushtarake si përgjigje e sulmeve të paradokohshme.

Mjetet të dedikuara për Indo-Paqësorin arrijnë 8,12 miliardë dollarë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR