• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kongresi amerikan e zgjodhi Dejvid Xh. Kostelançik për ambasador të ri në Shqipëri

Kongresi amerikan e zgjodhi Dejvid Xh. Kostelançik për ambasador të ri në Shqipëri

Tiranë, 28 prill 2023 (MIA) - Kongresi amerikan e ka zgjedhur diplomatin me karrierë Dejvid Xh. Kostelançik për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, i cili në këtë funksion së shpejti do ta zëvendësoj ambasadoren, Juri Kim. 

Ai vjen nga vendi i këshilltarit për politikë të jashtme të shefit të Shtatëmadhorisë së SHBA-së, gjeneral Marl Mili. Paraprakisht ishte zëvendës shef i misionit dhe dy vjet ushtrues i detyrës në Ambasadën e SHBA-së në Budapest.

Ai, gjithashtu, ishte drejtor në Zyrën për çështje të Evropës Jugore Qendrore dhe drejtor i Zyrës për çështje ruse në Byronë për çështje evropiane dhe euroaziatike, si dhe drejtor i Zyrës për Evropë dhe Azi në Byronë ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit. Dy herë ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane në Moskë dhe ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe në NATO, si dhe Ankara të Turqisë.

Ishte pjesë e personelit në Ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të vitete 90-ta, në zyrën politike dhe e njeh mirë gjuhën shqipe, ku sipas mediave, kjo pritet që edhe më shumë t'ia lehtësojë detyrën e tij si ambasador në Shqipëri.  

Diplomati Kostelançik, me vjen nga shteti Ilinois, i diplomuar në Universitetin Nortuestern po në këtë vend. Ai, gjithashtu, ka dy diploma të magjistraturës nga kolegji ushtarak kombëtar dhe Universiteti në Miçigen. Flet rusisht, hungarisht, shqip dhe gjuhën turke. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR