Konferenca e KB-së për luftë kundër thatësirës përfundon pa marrëveshje
- Bisedimet në konferencën e KB-së për luftë kundër thatësirës, KOP16, kanë përfunduar në Riad pa ndonjë marrëveshje për të luftuar thatësirën, thanë pjesëmarrësit.
- Post By Fami Bajrami
- 17:45, 14 dhjetor, 2024
Riad, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Bisedimet në konferencën e KB-së për luftë kundër thatësirës, KOP16, kanë përfunduar në Riad pa ndonjë marrëveshje për të luftuar thatësirën, thanë pjesëmarrësit.
"Palët kanë nevojë për më shumë kohë për të rënë dakord për rrugën më të mirë përpara", tha sekretari ekzekutiv i Konventës së KB-së për luftë kundër thatësirës, Ibrahim Tiav në fjalën e tij përmbyllëse.
Konventa bashkon 196 vende dhe BE-në.
Bisedimet përfunduan herët në mëngjes, një ditë më vonë se sa ishte planifikuar. Para takimit i cili filloi më 2 dhjetor, Tiav tha se shpreson për "një vendim të guximshëm që mund të ndihmojë në ndalimin e trendit ndaj katastrofës më të madhe ekologjike: thatësirës".
Në komunikatën për media të publikuar sot thuhet se vendet pjesëmarrëse "kanë bërë progres të rëndësishëm duke vendosur bazat për një regjim të ardhshëm global të luftës kundër thatësirës të cilin ata kanë për qëllim ta finalizojnë në KOP17 në Mongoli në vitin 2026".
Sipas KB-së, thatësira “e nxitur nga shkatërrimi i mjedisit jetësor nga njeriu” i kushton botës më shumë se 300 miliardë dollarë çdo vit dhe mund të prekë 75 për qind të popullsisë së botës deri në vitin 2050. Sipas përfaqësuesit të një vendi afrikan, përfaqësuesit e kontinentit afrikan duan të dakordohen për një protokoll që do t'i detyrojë qeveritë të përgatisin plane për t'u përballur me thatësirën.
Foto: KOP16