• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferencën vjetore për media Putini do ta mbajë më 14 dhjetor

Konferencën vjetore për media Putini do ta mbajë më 14 dhjetor

Moskë, 30 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë konferencë për media më 14 dhjetor, në të cilën do të flasë për vitin 2023, njoftoi sot Kremlini. Ai është brifingu i tij i parë pasi në shkurt të vitit 2022 Rusia e filloi pushtimin në Ukrainë.

"Më 14 dhjetor, Vladimir Putini do t'i përmbledhë rezultatet e vitit. Ai do të jetë format i kombinuar i lidhjes së drejtpëdrejtë dhe konferencës së fundit për media të presidentit", njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Lidhja e drejtpëdrejtë nënkupton se shtetasit rus do të kenë mundësi t'i parashtrojnë pyetje shefit të shtetit. 

Peskovi shtoi se brifingu do të emetohet në rrjetet shtetërore televizive. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR