• e premte, 27 dhjetor 2024

Konferencë "Plani evropian për fitore ndaj kancerit: Bashkimi i forcave" me rastin e Ditës botërore për luftë kundër kancerit

Konferencë

Bruksel, 31 janar 2024 (MIA) - Në prag të Ditës botërore për luftë kundër kancerit - 4 shkurtit, Komisioni evropian sot organizon Konferencë në nivel të lartë të quajtir "Plani evropian për fitore ndaj kancerit: Bashkimi i forcave", qëllimi i së cilës është të bëhet analizë e përpjekjeve të BE-së për përmirësim të cilësisë së jetës së personave viktima të kësaj sëmundje dhe përforcim i luftës kundër saj.

Nikoqire e tubimit do të jetë eurokomisarja për shëndetësi dhe siguri të ushqimit, Stela Kiriakides, ndërsa konferenca do të fillojë me video paraqitje të kryetareve të Komisionit evropian dhe të Parlamentit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe Roberta Mecola.

Siç kumtoi Eurokomisioni, lufta kundër kancerit është nkë prej prioriteteve të saja kryesore në fushën e shëndetësisë, që rezultoi me miratimin e Planit evropian për luftë kundër kancerit para tre viteve, qëllimi i të cilit është ndryshimi i realitetit lidhur me këtë sëmundje.

Shqyrtim të rezultateve nga përpjekjet e KE-së në luftën kundër kancerit do të japë nënkryetari i Eurokomisionit për promovim të mënyrës evropiane të jetës, Margaritis Shinas, ndërsa para të prnaishmëve do të flasë edhe zëvendëskryeministri belg dhe ministër i punëve sociale dhe shëndetit publik të Belgjikës, minsitri Frank Vandenbruke, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me BE-në.

Në Konferencë do të marrin pjesë pacientë, punonjës shëndetësorë, ekspertë nacionaë dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe të organizatave ndërkombëtare, siç janë OBSH dhe Unioni për kontroll ndërkombëtar të kancerit (UICC).

Temat rreth të cilave do të diskutohet në tubim janë arritjet në kuadër të Planit evropian për fitore ndaj kancerit, mundësitë për përmirësim të mundësive të fëmijëve të sëmurë nga kanceri, rëndësia e kotnrolleve të skriningut, qasja drejt onkologjisë psikosociale, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër kësaj sëmundje dhe në përballje me pabarazitë. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR