• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Konashenkov: Për 24 orë janë eliminuar më shumë se 780 ushtarë ukrainas

Konashenkov: Për 24 orë janë eliminuar më shumë se 780 ushtarë ukrainas
Moskë, 25 qershor 2022 (MIA)- Ministria ruse e Mbrojtjes sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 780 ushtarë ukrainas. “Aviacioni rus, njësia raketore dhe artileria kanë eliminuar më shumë se 780 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë ruse të mbrojtjes, gjeneral-nënkoloneli Igor Konashenkov. Ai ka shtuar se mbi 300 ushtarë ukrainas dhe mercenarë të huaj si dhe 35 copë armatim të rëndë janë eliminuar gjatë goditjeve precize në afërsi të Nikollaevit. “Nga fillimi i operacionit special ushtarak, forcat e armatosura ruse kanë eliminuar 213 aeroplanë ukrainas, 1.355 dronë, 3.797 automjete të rënda dhe 670 sisteme raketore”, thekson Konashenkov.  

QËNDRONI TË LIDHUR