• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, rritet frekuentimi në VK Tabanoc

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, rritet frekuentimi në VK Tabanoc

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër rrugë të thata. Intensiteti në komunikacion dhe drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në VK Tabanoc për hyrje dhe dalje vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka vonesa të gjata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR