• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kompanitë gjermane vazhdojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në Rusi

Kompanitë gjermane vazhdojnë të gjenerojnë të ardhura të mëdha në Rusi

Berlin, 4 korrik 2023 (MIA) - Më shumë se 260 kompani gjermane janë ende aktive në Rusi, me një qarkullim prej mbi 23 miliardë dollarësh, njoftoi sot shërbimi publik gjerman ARD.

“Në vitin 2022, kompanitë gjermane i paguanin shtetit rus taksat në vlerën 402 milionë dollarë”, transmeton ARD.

Sipas të njëjtave të dhëna, aktualisht në Rusi janë aktive 262 kompani, të cilat në vitin 2022 arritën një xhiro prej 23,2 miliardë dollarësh.

Pas sulmit rus në Ukrainë në shkurt 2022, një numër i madh i kompanive gjermane u larguan nga Rusia, por një numër shumë më i madh, rreth dy të tretat, mbetën aktive në atë vend.

Vitin e kaluar qarkullimin më të madh në Rusi me 3,4 miliardë dollarë e ka realizuar koncerni tregtar gjerman “Metro”.

Kompania e dytë më e madhe gjermane në Rusi, kompania energjetike Uniper, njoftoi largimin nga ky vend.

Sipas ARD, kompanitë e tjera gjermane aktive në Rusi nuk shkelin sanksionet e BE-së.

Ndër kompanitë perëndimore, vetëm kompanitë amerikane janë më aktive në Rusi sesa kompanitë gjermane, të cilat në vitin 2022 kishin një xhiro prej 40 miliardë dollarësh dhe paguanin 712 milionë dollarë taksa.

Numri më i madh i tyre fitojnë të ardhura nga shitja e duhanit dhe alkoolit, me në krye kompaninë amerikane “Filip Moris”. “Nestle” zvicerane është ndër kompanitë perëndimore me të ardhurat më të larta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR