Kompani ajrore anuluan fluturimet drejt Rusisë pas sulmit të aeroplanit të Azerbajxhanit
- Disa kompani ajrore kumtuan se i ndërpresin fluturimet drejt qyteteve ruse, vendim i sjellur pasi që disa ekspertë amerikanë vlerësuan se rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Azerbajxhan erllajns javën e kaluar me siguri është shkaktuar nga predha kundërajrore ruse.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:57, 28 dhjetor, 2024
Moskë, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Disa kompani ajrore kumtuan se i ndërpresin fluturimet drejt qyteteve ruse, vendim i sjellur pasi që disa ekspertë amerikanë vlerësuan se rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Azerbajxhan erllajns javën e kaluar me siguri është shkaktuar nga predha kundërajrore ruse.
Aerotransportuesi nacional i Turkmenistanit Turkmenidtan erllajns sot kumtoi se fluturimet Asjgabat-Moskë-Ashgabat më 30 dhe 31 dhjetor janë anuluar, pa dhënë spjegime.
FllajDubai kumtoi se i anulon fluturimet mes Dubait dhe qyteteve jugore ruse Mineralni Vodi dhe Soçi - mes 27 dhjetorit dhe 3 janarit. "Kazak er" i Kazakistanit i ndërpreu fluturimet e veta drejt Ekaterinburgut deri në fund të janarit.
Ato shkojnë drejt hapave të kompanisë izraelite El Al, e cila të enjten kumtoi se i ndërpret fluturimet drejt Rusisë për një javë për shkak të situatës "në hapësirën ajrore ruse".
Aeroplani i Azerbejxhan Erllajns, Embraer 190 fluturoi nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku drejt qytetit rus, Grozni të mërkurën kur për shkaqe ende të panjohura u rikahëzua dhe u rrëzua derisa tentoi të ateronte në Aktau, Kazakistan dhe me atë rast jetën e humbën 38 persona, ndërsa 29 i mbijetuan rrëzimit dhe janë të lënduar. ab/