• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komiteti për politikë të jashtme i Senatit amerikan e miratoi propozim-ligjin për Ballkanin Perëndimor

Komiteti për politikë të jashtme i Senatit amerikan e miratoi propozim-ligjin për Ballkanin Perëndimor

Uashington, 17 prill 2024 (MIA) - Komiteti për politikë të jashtme i Senatit amerikan e miratoi propozim-ligjin për Balkanin Perëndimor dhe do ta dërgojë në sqarim para përbërjes së plotë të Dhomës së Epërme të Kongresit.

Ligji u miratua deri te Senati në maj të vitit të kaluar nga senatorja demokratike Zhan Shahin, kryetare e Nënkomitetit të Senatit për Evropë, me përkrahje të kolegëve nga të dy partitë politike.

Ajo theksoi se me miratimin e propozimit ligjor, Komiteti për politikë të jashtme "dërgoi porosi për përkushtim të ripërtëritur të vendeve nga Ballkani Perëndimor".

"E shkrova këtë propozim-ligj që të përqëndrohem në përforcimin e përkushtimit tonë dhe investimeve në rajon, përmes intensifikimit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik dhe t'i përforcojmë mekanizmat amerikanë për zgjidhjen e çështjes së ndikimit malinj, korrupsionit dhe punëve tjera që tentojnë t'i minojnë aspiratat demokratike të rajonit", tha Shahin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR