• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komiteti i PE-së për mjedis jetësor duhet të vendos përkrahjen e Hukstras për eurokomisar të ri

Komiteti i PE-së për mjedis jetësor duhet të vendos përkrahjen e Hukstras për eurokomisar të ri

Bruksel, 3 tetor 2023 (MIA) - Komiteti i Parlamentit Evropian për mjedis jetësor, shëndet publik dhe siguri të ushqimit, vendosi që vendimin për përkrahjen e nominimit të ish ministrit holandez të Punëve të Jashtme, Volke Hukstra për komisar të ri të aktiviteteve klimatike, ta miratojë sot pasdite.

Hukstra dje u përgjigj në pyetjet e anëtarëve të Komitetit rreth vizioneve të tij për politikë ekologjike të BE-së, por ata nuk u prononcuan për nominimin e tij pas përfundimit të dëgjimit, siç është paraparë, por kanë marrë vendim që për këtë të vendosin pas dëgjimit të sotëm të eurokomisarit për marrëdhënie ndërinstituconale, sllovakut Marosh Shefçoviç, i cili u nominua për bashkëkryetar ekzekutiv të KE-së për Marrëveshjen e gjelbër evropiane.

Funksionet bashkëkryetar ekzekutiv të KE-së për Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe eurokomisarin për aktivitete klimatike mbeten të zbrazëta pas dorëheqjes së Frans Timermans, i cili në gusht zyrtarsiht është tërhequr nga Komisioni Evropian që ta udhëheq bllokun e Partisë së tij Laburiste (PVDA) dhe të Majtës së Gjelbër (GL) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Holandë, të caktuara për në nëntor dhe të jetë kandidat i këtij koalicioni për kryeministër.

Nëse Komiteti i përkrah nominimet e Hukstras dhe Shefçoviçit, votimi për emërimin e tyre në mbledhje plenare të PE-së duhet të mbahet të enjten. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR