• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës u bën thirrje vendeve-anëtare të përballen më mirë me tregtinë me njerëz, viktima të eksploatimit njerëzor

Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës u bën thirrje vendeve-anëtare të përballen më mirë me tregtinë me njerëz, viktima të eksploatimit njerëzor
Strasburg, 28 shtator 2022 (MIA)  - Derisa tregtia me njerëz me qëllim të eksploatimit njerëzor është rritur në të gjitha vendet evropiane, e cila i goditë gratë, burrat dhe fëmijët në numër gjithnjë e më të madh, Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës u bën thirrje 46 vendeve të veta anëtare të miratojnë ligje nacionale dhe politika e strategji të cilat do të merren me këtë problem dhe të miratojnë qasje të bazuar në të drejta të kahëzuara drejt viktimave, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. Në rekomandimin e miratuar nga Komiteti i ministrave, ceket se politikat e tilla duhet të kenë për qëllim ta parandalojnë tregtinë me njerëz, t'i mbrojnë të drejtat e viktimave, të sigurojnë qasje t[ viktimave drejt medikamenteve efektive juridike, përshirë edhe kompensimin, t'i sanksionojnë kryesit dhe ta promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, në bazë të standardeve të definuara me Konventën e Këshillit të Evropës për aksion kundër tregtisë me njerëz. Lidhur me preventivën, duhet të krijohet mjedis në pajtim me të drejtat sociale, duke i marrë parasysh standardet e kartës sociale evropiane. Plotësisht, autoritetet publike duhet të bëjnë më shumë për zbulimin e praktikave të padrejta potenciale në tregun e punës. Në fushën e ndihmës dhe mbrojtjes, identifikimi i viktimave duhet të jetë prioritet; duhet t'u sigurohet vendosje adekuate dhe ndihmë viktimave të tregtisë me njerëz, me qëllim që të sigurohet përfshirja e tyre sociale dhe riintegrimi. Vendet-anëtare duhet, në pajtim me legjislaturën e tyre nacionale, të sigurojnë mundësi për imponim të sanksioneve për viktimat për pjesëmarrje në aktivitete joligjore kur ata kanë qenë të detyruar ta bëjnë atë.Plotësisht, ata duhet të sigurojnë se të gjithë personat të cilët janë identifikuar so viktima të tregtisë, të jenë të informuar në mënyrë sistematike, në gjuhën të cilën e kuptojnë, për të drejtën e tyre të ankesës dhe kërkesës së kompensimit dhe procedurat që duhet të pasojnë, pa marrë parasysh statusin e tyre të emigrantit. Gjithashtu, nevojitet të definohet eksploatimi i punës, në legjislaturë apo në udhëzime dhe të sillen udhëzime nacionale për interpretim dhe zbatim të rregullave për eksploatimin e punës. Duhet të vendosen procedura specifike hetimore dhe njësi të specializuara në suaza të policisë dhe prokurorisë, me resurse dhe trajnime adekuate. Përfundimisht, autoritetet duhet të sigurojnë kompanitë dhe organizatat publike të veprojnë me vëmendje të obligueshme dhe t'i identifikojnë dhe t'i zgjidhin rreziqet nga tregtia me njerëz në zinxhirët e tyre të furnizimit dhe në kontekst të furnizimeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR