• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komiteti i KB-së akuzoi Izraelin për shkeljen serioze të të drejtave të fëmijëve në Rripin e Gazës

Komiteti i KB-së akuzoi Izraelin për shkeljen serioze të të drejtave të fëmijëve në Rripin e Gazës

Gjenevë, 19 shtator 2024 (MIA) - Komiteti i KB-së për të drejtat e fëmijëve sot akuzoi Izraelin për shkeljet e rënda të marrëveshjes globale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke theksuar se lufta e vendit në Rripin e Gazës është ndër shkeljet më të rënda në historinë më të re.

"Vdekja e paparë e fëmijëve është pothuajse unike historikisht. Ky është një vend jashtëzakonisht i errët në histori", deklaroi Bragi Gudbrandson, nënkryetar i Komitetit.

Ai shtoi se beson që asnjëherë nuk ka pasur shkelje "masive" të të drejtave të fëmijëve siç ndodh aktualisht në enklavën palestineze, shkruan "Tajms of Izrael". sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR