• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komisioni i zgjedhjeve në Turqi: Në zgjedhjet presidenciale Erdogani kryeson pas 54.6 për qind të votave të numëruara

Komisioni i zgjedhjeve në Turqi: Në zgjedhjet presidenciale Erdogani kryeson pas 54.6 për qind të votave të numëruara

Ankara, 28 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Jener ka njoftuar se deri tani janë numëruar dhe konfirmuar 54,6 për qind e votave.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më shumë se 64 milionë qytetarë të Turqisë me të drejtë vote zgjodhën mes presidentit aktual, Rexhep Tajip Erdogan dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kiliçdaroglu.

Sipas Komisionit Zgjedhor, konform votave të numëruara, Erdogani kryeson me 54,47 për qind kundrejt Kiliçdaroglut për të cilin kanë votuar 45,53 për qind e votuesve. 

QËNDRONI TË LIDHUR