• e enjte, 18 korrik 2024

Komisioni ligjvënës juridik i dha mbështetje Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase

Komisioni ligjvënës juridik i dha mbështetje Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor ligjvënës juridik sot e shqyrtoi Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, me ç'rast konstatoi se Ligji i propozuar është i pranueshëm dhe duhet të jepet për lexim të mëtutjeshëm.

Propozim ligji më 8 qershor mori mbështetje edhe nga Komisioni amë për kulturë.

Propozues i ligjit është Ministria e Kulturës, ndërsa qëllimi është ngritja e kulturës gjuhësore, kultivimi dhe mbrojtja e gjuhës standarde maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, afirmimi i nevojës për kujdes të shtuar shoqëror dhe individual për përdorim të rregullt në komunikimin publik dhe zyrtar, respektimi dhe avancimi i standardit gjuhësor dhe organizimi i aktiviteteve në atë drejtim.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit ligjvënës juridik sot e shqyrtuan edhe pikën e dytë të rendit të ditës, përkatësisht Kërkesën për dhënie të interpretimit autentik të nenit 15 paragrafet 1 dhe 2 dhe paragrafi 4 alinetë 1, 3 dhe 5, neni 19 paragrafi 2, neni 38 paragrafi 4, neni 41 çaragrafet 1 dhe 2, neni 46 alinea 1, neni 69 paragrafi 1 alinea 1, neni 70 paragrafi 1 alinea 2, neni 71 paragrafi  1 alinea 2, neni 72 paragrafi 1 alinea 1, neni 73 paragrafi 1 alinea 1, neni 79 paragrafi 2 alinetë 1 dhe 5, neni 80 paragrafi 3, neni 83 paragrafi 1 alinea 1, neni 88 paragrafi 1 alinea 1, neni 90 paragrafi 1 alinetë 1 dhe 2, neni 91 paragrafi 4 alinea 2, neni 94 paragrafi  2 dhe neni 134 paragrafi 1 nga Ligji për tokë ndërtimore, parashtruar nga kryetari i Komunës së Manastirit, me ç'rast vlerësuan se i njejti është arsyetuar. ab/

Foto/МIА

QËNDRONI TË LIDHUR