• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komisioni zgjedhor në Serbi shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni zgjedhor në Serbi shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Beograd, 12 janar 2024 (MIA) - Komisioni republikan zgjedhor (KRZH) në Serbi sonte ka miratuar raportin e përgjithshëm për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura me 17 dhjetor, sipas të cilit në Kuvendin e Serbisë hyjnë 10 lista, prej të cilëve lista "Aleksandar Vuçiç - Serbia nuk guxon të ndalet", ka fituar më së shumti mandate - 129, pra 1.783.701 vota ose 46.75 për qind.

Lista "Serbia kundë dhunës" do të ketë 65 mandate parlamentare, me 902.450 ose 23.66 për qind të votave.

Vijon lista "Ivica Daçiq - kryeministër i Serbisë", i cili u mbështet nga 249.916 votues, gjegjësisht 6.55 për qind, ndërsa do të përfaqësohet në kuvend me 18 deputetë. rq/ab/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR