• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komisioni Evropian propozon 10 masa për tranzicion të suksesshëm të BE-së në dekadat e ardhshme

Komisioni Evropian propozon 10 masa për tranzicion të suksesshëm të BE-së në dekadat e ardhshme

Bruksel, 6 korrik 2023 (MIA) - BE-ja zbaton tranzicion thelbësor dhe ambicioz me qëllim që të arrijë neutralitet dhe qëndrueshmëri klimatike gjatë dekadave të ardhshme, që do të jetë çelës për fuqizimin e Autonomisë së Hapur Staregjike të BE-së dhe për sigurimin e konkurencës afatgjate, për ruajtjen e modelit të ekonomisë sociale të tregut dhe për konsolidimin e lidershipit global të Unionit. 

Kjo theksohet në Raportin për Parashikim Strategjik për vitin 2023, të cilin sot e prezantoi Komisioni Evropian dhe i cili përmban rekomandime për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së njerëzve dhe propozon 10 aktivitete konkrete për arritjen e qëllimeve të vendosura dhe zbatimin e tranzicionit të suksesshëm. 

"Që të ketë sukses, BE-ja do të duhet tu përgjigjet disa sfidave dhe të bëjë zgjedhje të cilat do të ndikojnë në shoqëritë dhe ekonomitë tona me tempo dhe vëllim të paparë deri më tani", bëhet e ditur në Raport. 

Sipas Komisionit, lidhur me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB-së), nevojitet që të mbahet llogari edhe për mirëqenien e njerëzve, shëndetin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të zgjidhet qasja e cila do ta fuqizojë autonominë e hapur strategjike të BE-së. 

Si sfida kryesore sociale dhe ekonomike me të cilat përballet BE-ja, në Raport theksohen ndryshimet gjeopolitike në botë, nevoja e vendosjes së modelit të ri ekonomik, e përqendruar në mirëqenien e njerëzve dhe në kalimin drejt prodhimtarisë më të qëndrueshme dhe konsumit, mungesës së fuqisë së punës së profesionalizuar dhe sigurimin e financave të mjaftueshme edhe nga sektori publik edhe nga sektori privat për investime. 

Për realizimin e tranzicionit të planifikuar të fokusuar në mirëqenien e njerëzve dhe shoqërisë, Komisioni Evropian thekson 10 prioritete, duke filluar nga përgatitja e Marrëveshjes së re Shoqërore Evropiane me politika të ridefinuara për ndihmë sociale dhe e fokusuar në shërbime sociale me cilësi të lartë, fuqizim të tregut të vetëm dhe të ofertës së BE-së në skenën globale dhe mbështetje të ndryshimeve në prodhimitarinë dhe konsum të drejtuar në qëndrueshmëri dhe nxitje të mënyrës së baraspeshuar të jetës. 

Më tutje, Komisioni Evropian propozon aksion publik për drejtimin e flukseve financiare për kalimin në planin "Evropa e Investimeve", duke siguruar qëndrueshmërinë e buxheteve shtetërore nëpërmjet kornizës tatimore efikase dhe shpenzimeve publike, duke i drejtuar politikat dhe treguesit ekonomikë drejt mirëqenies gjithëpërfshirëse, duke përfshirë të gjithë evropianët në tranzicion duke rritur pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe duke zhvilluar aftësitë e ardhshme, duke forcuar demokracinë dhe pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve në forcimin e mekanizmave të BE-së për t'iu përgjigjur sfidave.

Raporti i Parashikimit Stratregjik 2023 do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të planifikuar për të hënën, pas së cilës pritet të diskutohet nga udhëheqësit e BE-së në Samitin e Granadës në tetor 2023. Pas kësaj, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian pritet të organizojnë së bashku Konferencën Vjetore për Sistemin e Analizës së Strategjive dhe Politikave Evropiane (ESPAS) në nëntor, ku do të diskutohen gjetjet kryesore nga Raporti dhe planet e ardhshme.

Përndryshe, në rend dite të mbledhjes në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të hënën është edhe Propozim-vendimi i Komisionit Evropian për sigurimin e ndihmës makrofinanciare për vendin në vlerë deri 100 milionë euro, për përballje  me pasojat e shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR