• e martë, 24 dhjetor 2024

Komisioni Evropian miratoi pagesën prej 4.1 miliardë eurosh për Ukrainën në kuadër të mekanizmit për ndihmë evropiane

Komisioni Evropian miratoi pagesën prej 4.1 miliardë eurosh për Ukrainën në kuadër të mekanizmit për ndihmë evropiane

Bruksel, 14 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian ka miratuar pagesën e 4.1 miliardë eurove për Ukrainën në kuadër të mekanizmit të Bashkimit Evropian, raporton Ukrinform, duke cituar një postim të kryeministrit ukrainas Denis ShmIhal në "Telegram".

"Komisioni Evropian miratoi pagesën e 4.1 miliardë eurove për Ukrainën në kuadër të Mekanizmit të Ukrainës. KE vlerësoi pozitivisht reformat dhe theksoi se qeveria plotësoi treguesit e nevojshëm për të marrë këtë këst. Presim një miratim të shpejtë të vendimit nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Me këtë, mbështetja totale në kuadër të Mekanizmit për Ukrainën këtë vit do të arrijë në 16.1 miliardë euro", ka shkruar Shmihal.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të BE-së për Kievin. Ai theksoi se pavarësisht luftës së vazhdueshme me Rusinë, Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe transformimeve që synojnë forcimin e integrimit të saj evropian dhe përparimin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR