• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Komisioni Evropian ka për qëllim ta ndalojë gjithë importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027

Komisioni Evropian ka për qëllim ta ndalojë gjithë importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027

Bruksel, 6 maj 2025 (MIA) – Komisioni Evropian sot i zbuloi planet për ndërprerjen e gjithë importit të gazit rus në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027, në përpjekje që t’i jepet fund varësisë energjetike në bllok nga Moska. 

Ndalesa për marrëveshje të reja dhe dërgesa afatshkurta, duhet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2025. Marrëveshjet afatgjate ekzistuese duhet gradualisht të shfuqizohen deri në fund të vitit 2027. 

Dy e treta e importit të gazit të lëngshëm natyror rus dhe gazsjellësit bazohet në marrëveshje afatgjate, që e nxiti komisionin të propozojë ndalesë në dy hapa. 

“Qasja në faza për eliminimin e importit të gazit rus do tu mundësonte tregjeve që më mirë të përshtaten dhe ta minimizojnë ndikimin në treg dhe implikimet potenciale ndaj sigurisë së furnizimit”, thuhet në dokumentin e komisionit. 

“Komisioni do të sigurojë që masat për eliminimin e importit të gazit rus të dizajnohen në atë mënyrë që do ta minimizojë ndikimin ekonomik ndaj pjesëmarrësve në treg”. Pushteti ekzekutiv i BE-së njoftoi se do të vazhdojë me propozim ligjor për ndalesën për importit të gazit në qershor. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR