• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komisioni anketues për rastin e Onkologjisë filloi me dëgjimin e ish-ministrit Venko Filipçe

Komisioni anketues për rastin e Onkologjisë filloi me dëgjimin e ish-ministrit Venko Filipçe

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Komisioni anketues për rastin e Klinikës së Onkologjisë sot vazhdoi me punë me dëgjimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

Kryetarja e Komisionit Rashela Mizrahi e pyeti ish-ministrin Filipçe nëse drejtori i Klinikës Nino Vasev ka punuar me etikë, për të cilën Filipçe është përgjigjur se ai është një profesionist i lartë që i ka ndihmuar të gjithëve, ndërsa nëse dikush dyshon se ka kryer një vepër penale, kjo mund të hetohet. 

Përveç Filipçes, sot para anëtarëve të Komisionit duhet të dëgjohet edhe ministri aktual i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Deri më tani para Komisionit anketues, i cili duhet të përcaktojë përgjegjësinë politike për skandalin me terapinë në Onkologji, kanë folur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Për këtë rast Prokuroria Publike është duke zhvilluar hetime, ndërsa grupe të pacientëve dhe familjarëve të të vdekurve nga kanceri po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR