• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komisariati i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara në krizë financiare

Komisariati i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara në krizë financiare

Gjenevl, 9 tetor 2023 (MIA) - Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara sot ka njoftuar se organizata ndodhet në njërën nga periudhat më të rënda në historinë e saj sepse vuan nga mungesa e mjeteve në kohën kur 110 milionë njerëz në mbarë botën janë shpërngulur.

"Detyrën që ia keni dhënë Komisariatit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara është një nga më komplekset në historinë tonë", tha Filipo Grandi para komitetit ekzekutiv të organizatës në Gjenevë.

"Bota është gjithnjë e më të ndarë, më e fragmentuar dhe mpë egocentrike", shtoi ai.

Grandi tha se organizata është e prekur nga mungesa e financimit prej 640 milionë dollarëve këtë vit, ndërsa pamjet për vitin e ardhshëm janë "akoma më alarmante". mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR