• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komisari evropian Timermans do të japë dorëheqjen për shkak të kandidaturës së tij në zgjedhjet në Holandë

Komisari evropian Timermans do të japë dorëheqjen për shkak të kandidaturës së tij në zgjedhjet në Holandë

 Bruksel, 22 gusht 2023 (MIA) - Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans do të japë dorëheqje nga funksioni i tij në Komisionin Evropian që të kandidohet në zgjedhjet kombëtare në Holandë në nëntor, duke e privuar BE-në nga një figurë kyçe në negociatat e ardhshme ndërkombëtare për klimën.

Partia Laburiste Holandeze dhe Partia e Majtë e Gjelbër sot njoftuan se Timermans do të jetë lideri i tyre në zgjedhjet e përgjithshme të 2 nëntorit. 

Timermansi, mandati i të cilit në Komisionin Evropian përfundon në nëntor të këtij viti, në korrik deklaroi se do të dëshirojë të përpiqet si kryeministri i ardhshëm holandez. 

 Komisioni bëri të ditur se Timermansi do të japë dorëheqjen nga funksioni në Komision pas paralajmërimit të Partisë Laburiste dhe Partisë së Majtë të Gjelbër. Timermansi, i cili përveç holandishtes së tij amtare,  flet anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe rusisht , është një figurë e njohur në Holandë, pasi ka kryer funksionin ministër i Punëve të Jashtme nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Pas pothuajse një dekade në Bruksel, Timermansi do të garojë në zgjedhjet e para holandeze që nga viti 2006, në të cilat kryeministri në largim Mark Rute nuk do të drejtojë partinë e tij konservatore VVD. 

 Rute, kryeministri më jetëgjatë i Holandës, e tronditi kombin në korrik kur njoftoi se do të japë dorëheqjen pasi koalicioni i tij katërpartiak nuk arriti të dakordojë për politikën e emigrantëve.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR