• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komisari evropian Rejnders nga 25 prilli pezullon postin e tij

Komisari evropian Rejnders nga 25 prilli pezullon postin e tij

Bruksel, 28 mars 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen e ka miratuar kërkesën e eurokomisarit për drejtësi Didie Rejnders për ndërprerje të detyrës pa pagesë pasi në fillim të javës Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës mbështeti kandidaturën e tij për sekretarin e ri të përgjithshëm të kësaj organizate pan-evropiane, njoftoi KE.

Në njoftim thuhet se funksioni i Rejndersit do të jetë në pauzë nga 25 prilli, kur filloi zyrtarisht fushata elektorale për Sekretar të ri të përgjithshëm të Këshillit të BE-së, deri në votimin zgjedhor në Asamblenë parlamentare të organizatës që është caktuar për në qershor.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, KE-ja informon se duke marrë parasysh angazhimin e Rejnders që të përmbahet nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në çdo aktivitet që lidhet me fushatën zgjedhore deri më 25 prill, të garantojë që një aktivitet i tillë të mos kryhet në emër të tij, si dhe për të shmangur çdo veprim shtesë që mund të perceptohet si konflikt interesi, Fon der Lajen ia mundësoi pushimin pa pagesë, duke theksuar se edhe gjatë asaj periudhe për të do të zbatohen dispozitat dhe rregullat e Kodit të sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian.

"Kryetarja theksoi veçanërisht detyrimin për të mos përdorur burimet njerëzore ose materiale të Komisionit gjatë periudhës së fushatës dhe për të vazhduar respektimin e parimeve të konfidencialitetit dhe kolegjialitetit, si dhe me detyrimet e përgjithshme të përcaktuara në Kodin e sjelljes", shtohet në deklaratë, ku theksohet se për tërheqjen e përkohshme të Rejndersit, KE-ja ka informuar edhe Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE-së. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR