• e diel, 06 tetor 2024

Kombet e Bashkuara do të votojnë për projekt-rezolutat për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, që i kanë përgaditur nga Rusia dhe SHBA-ja

Kombet e Bashkuara do të votojnë për projekt-rezolutat për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, që i kanë përgaditur nga Rusia dhe SHBA-ja

Nju-Jork, 25 tetor 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për dy projekt-rezoluta të reja për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, të përgaditura nga Rusia dhe SHBA-ja.

Pasi dy tekstet e përgatitura nga Rusia dhe Brazili u refuzuan javën e kaluar, dy projekt-rezolutat e reja do të vendosen në votim, deklaruan burime diplomatike.

Propozimi i ri rus bën thirje edhe një herë për "vendosjen urgjente të armëpushimit të përhershëm dhe të plotë humanitar dhe e dënon dhunën dhe armiqësitë kundër civilëve".

Por, për dalllim nga teksti që javën e kaluar ishte i mbështetur vetëm nga pesë vende, drafti i ri përmend Hamasin dhe dënon sulmet e tmerrshme nga organizata militante palestineze në Izrael më 7 tetor.

SHBA-ja vendosi veto ndaj rezolutës së përgatitur nga Brazili javën e kaluar, e cila mori 12 vota "pro". Uashingtoni më pas kritikoi mungesën e përmendjes së "të drejtës së Izraelit për t'u mbrojtur". si/bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR