• e martë, 24 dhjetor 2024

Komandanti i KFOR-it, Ulutash në Tiranë

Komandanti i KFOR-it, Ulutash në Tiranë

Tiranë, 30 shtator 2024 (MIA) - Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR,  gjeneralmajor Ozkan Ulutash, sot në Tiranë u takua me lidershipin politik dhe ushtarak të Shqipërisë, duke përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengun dhe komandantin e forcave të mbrojtjes, gjeneralmajor Arben Kinji.

 Sipas mediave, janë shkëmbyer mendime për disa çështje, mes të cilave "gjendja në Kosovë, stabiliteti rajonal, si dhe roli i KFOR-it".

 Në këtë rast,  Ulutashi përshëndeti kontributin afatgjatë dhe të vlefshëm të Shqipërisë në aktivitet e atij misioni.

 

QËNDRONI TË LIDHUR