• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme, por e brishtë

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme, por e brishtë

Prishtinë, 15 maj 2024 (MIA) - Komandani i KFOR-it, gjeneral-majori turk Ozkan Ulutash deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme, por e brishtë dhe se 4600 trupa në kuadër të KFOR-it që vijnë nga 28 vende partnere dhe anëtare të NATO-s janë gati t’i përgjigjen çdo lloj sfide. 

Ai nuk e komentoi kërkesën e pak muajve më parë të kryeministrit Albin Kurti për televizionin shqiptar A2CNN, për trupa shtesë por tha se në varësi të situatës mund të rishohin dislokimin e trupave shtesë.

“NATO rishikon vazhdimisht qëndrimin e saj dhe mbetet e gatshme ta rregullojë atë sipas nevojës ose ta përshtasë. Përmes një rritjeje prej 1000 trupash, NATO vendosi forca shtesë rezervë në Kosovë pas dhunës që ndodhi vitin e kaluar. Për të parandaluar çdo rrezik të përshkallëzimit ose rritjes së përtërirë të dhunës, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi sfidave të mundshme. Nëse është e nevojshme, ne mund të rregullojmë qëndrimin tonë sipas nevojës, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, tha Ozkan Ulutas, komandant i KFOR-it.

Në lidhje me paralajmërimet e disa agjencive të huaja të inteligjencës për ngritje tensionesh në veriun e Kosovës, komandanti i KFOR-it siguron se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdolloj sfide. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR