• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komandanti i KFOR-it për situatën në Kosovë

Komandanti i KFOR-it për situatën në Kosovë

Prishtinë, 19 qershor 2023 (MIA) - Komandanti i KFOR-it, Angelo Mikele Ristuça sot deklaroi se situata në pjesën veriore të Kosovës ende është e tensionuar edhe krahas në shikim të parë atmosferës së qetë.

Ai theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar në plotësimin e mandatit të vet sipas rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të KB-së dhe se NATO-ja ka dërguar forcat shtesë që më mirë t'u përgjigjet sfidave.

"Këtu jemi që ta pengojmë përkeqësimin e situatës. Të gjithë njerëzit në Kosovë, pa dallim të përkatësisë së tyre fetare dhe kombëtare, nuk dojnë të përkeqësohet situata, këtu dëshirojnë të jetojnë në paqe", tha Ristuça në konferencë për shtyp në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Zgjidhjen e problemit e sheh në dialogun dhe thirrjen deri te të dy palët që të ulen dhe ta qetësojnë situatën.

"Këtu nuk ka zgjidhje ushtarake, vetëm politike... Në skenë është ofensiva e madhe diplomatike që të qetësohet situata dhe të kthehet në normalitet", tha Ristuça.

Ai u shpreh se prania e forcave të NATO-s nuk është e kushtëzuar nga korniza kohore, por është kushtëzuar nga rrethanat në terren. bsh/ 

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR