• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komandanti i forcave ukrainase thotë se ushtria ruse në Bahmut përdorë taktikë të "tokës së djegur"

Komandanti i forcave ukrainase thotë se ushtria ruse në Bahmut përdorë taktikë të

Kiev, 10 prill 2023 (MIA) - Komandanti i forcave tokësore të forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski deklaroi se forcat ruse në Bahmut kanë filluar të përdorin taktikë të "tokës së djegur" dhe shtoi se situata në qytet është e rëndë, por nën kontroll.

Armiku kaloi në taktikën e ashtuquajtur të "tokës së djegur siriane". Ata po shkatërrojnë ndërtesa dhe pozita dhe sulme ajrore dhe zjarr artilerik. Mbrojtja e Bahmutit vazhdon. Situata është e rëndë, por nën kontroll", tha Sirski.

Sirski potencoi se ushtarët ukrainas i kanë loshur pjesëtarët e grupit paraushtarak rus Vagner, dhe Rusia është detyruar të përfshijë forca speciale dhe njësite ajrore në betejën për Bahmutin.

Sipas raporteve, më 9 prill Sirski i ka vizituar sektorët më të rëndë në front në drejtim të Bahmutit.

Ndryshe, "toka e djegur" është emërimi për strategjinë ushtarake në të cilën gjithçka mund të jetë e dobishme për arkikun shkatërrohet qëllimisht gjatër tërheqjes.

foto: Gugëll map

QËNDRONI TË LIDHUR