• e premte, 27 dhjetor 2024

Komanda e armatës së Ukrainës: Të gjithë ukrainasit e moshës prej 18 deri 60 vjeç mund të luftojnë

Komanda e armatës së Ukrainës: Të gjithë ukrainasit e moshës prej 18 deri 60 vjeç mund të luftojnë

Kiev, 25 shtator 2024 (MIA) - Komanda e ishtrisë tokësore ukrainase kumtoi se janë marrë vendime të reja lidhur me mobilizimin e ukrainasve dhe se të gjithë qytetarët nga mosha 18 deri 60 vjeç mund të marrin pjesë vullnetarisht në luftën kundër forcave ruse.

Komanda thekson se nuk mund të zbulojë publikisht hollësira, sepse, siç thekson, "qasja e lirë në çështjet e rekrutimit të njësive zgjeron aftësinë e armikut për të vlerësuar burimet dhe planet tona".

Kufiri i moshës për mobilizim në Ukrainë u ul në maj të këtij viti nga 27 në 25 vjeç. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR