• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kolumbia dhe Bolivia kërkojnë nga KB-ja ta heqë gjethen e bimës koka nga lista e substancave të ndaluara

Kolumbia dhe Bolivia  kërkojnë nga KB-ja ta heqë gjethen e bimës koka nga lista e substancave të ndaluara

 Bogotë/La Paz, 22 shkurt 2023 (MIA) - Kolumbia dhe Bolivia së bashku do të parashtrojnë deri te  Komisioni për Droga Narkotike të Kombeve të Bashkuara   për heqjen e gjethes koka  nga lista e substancave të ndaluara dhe pranimin e përdorimit tradicional të kësaj bime, bëi të ditur sot Qeveria kolumbiane.

 Propozimi që këto dy vende do ta paraqesin në seancën e Komisionit në Vjenë në mes të marsit është një përpjekje për të destigmatizuar diskutimet për problemin me drogën, deklaroi zëvendësministrja kolumbiane për Çështje Shumëpalëshe, Laura Gil, raportojnë mediat britanike.

"Bolivia dhe Kolumbia besojnë se ka ardhur koha të rishqyrtohet kjo çështje. Duam të heqim gjethen koka, theksoj gjethen, e jo kokainën, nga lista e substancave të ndaluara”, tha ajo, duke theksuar se gjethet së kokas përdoren gjerësisht në vendet e Amerikës Latine, veçanërisht në grupet indigjene, për mjekimin e dhimbjeve të  stomakut dhe për zbutjen e  sëmundjes së lartësisë, por edhe gjatë riteve tradicionale ceremoniale. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR