• e premte, 27 dhjetor 2024

Kolona: Nuk ka ofertë më të mirë për Iranin për marrëveshjen bërthamore

Kolona: Nuk ka ofertë më të mirë për Iranin për marrëveshjen bërthamore
Paris, 19 shtator 2022 (MIA) – Nuk do të ketë ofertë më të mirë për Iranin për marrëveshjen bërthamore, tha sot ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Ketrin Kolona, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, njoftoi korrespondenti i MIA-s. Ajo nuk përjashtoi mundësinë që Presidenti i Francës, Emanuel Makron, të takohet me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, këtë javë në Nju Jork. Kolona foli sot në mëngjes me homologun e saj rus Sergej Lavrov, veçanërisht për situatën në termocentralin bërthamor ukrainas Zaporozhje, për të cilin, sipas saj, "koha për të krijuar një zonë sigurie po mbaron". Ajo vuri në dukje se më 21 shtator, Makron do të ketë një takim pune për këtë temë me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grosi dhe kryeministrin ukrainas Volodimir Zelenski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR