Kolonët izraelitë hynë në oborrin e xhamisë Al Aksa në Jerusalem
- Kolonët irzaelite nën mbrojtjen e forcave policore kanë hyrë në oborin e xhamisë Al-Aksa.
- Post By Fami Bajrami
- 17:10, 6 shkurt, 2024
Jerusalem, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kolonët irzaelite nën mbrojtjen e forcave policore kanë hyrë në oborin e xhamisë Al-Aksa.
Dëshmitarët okularë thonë se dhjetëra kolonë kanë hyrë në Al-Aksa nga Porta Magariba, vizituan oborret e ndërtesës fetare dhe kryen rituale talmudike, njofton agjencia palestineze VAFA.
Policia izraelite e vendosur para portave të Qytetit të vjetër dhe xhamisë Al-Aksa, gjithashtu penguan hyrjen e qytetarëve palestinezë duke bërë në këtë mënyrë që të ulet numri i besimtarëve që vizitojnë këtë xhami për të katërtën muaj radhazi. rq/
Foto: arkivi i MIA-s