Kolonët hebrenj kanë djegur një xhami në Bregun Perëndimor
- Kolonët hebrenjë i vunë zjarrin sot një xhamie në veri të Bregut Perëndimor, deklaroi kryetari i Këshillit të fshatit palestinez, Marda. Policia izraelite kumtoi se ka hapur hetim.
- Post By Fami Bajrami
- 20:21, 20 dhjetor, 2024
Ramallah, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Kolonët hebrenjë i vunë zjarrin sot një xhamie në veri të Bregut Perëndimor, deklaroi kryetari i Këshillit të fshatit palestinez, Marda. Policia izraelite kumtoi se ka hapur hetim.
Dhuna nga kolonët hebrenj u rrit në Bregun Perëndimor gjatë luftës në Rripin e Gazës. Organizatat e të drejtave të njeriut pohojnë se ushtria izraelite shpesh nuk reagojnë ndaj incidenteve të tilla.
Nasfat al Hafash, kryetar i Këshillit të fshatit Marda, tha se kolonët erdhën herët në mëngjes, i vunë zjarrin xhamisë dhe shkruan mesazhe të urrejtjes.
Një videon e publikuar në rrjetet sociale shihen me sprej të vizatuara Yjet e Davudit dhe mesazhe në hebraisht: "Xhamia do të digjet, tempulli do të ndërtohet".
Këto fjalë aludojnë në dëshirën e ultranacionalistëve për të ndërtuar një tempull të tretë hebre në Jerusalem, vend i shenjtë, i cili shpesh është skenë e përleshjeve midis palestinezëve dhe policisë izraelite.
"Këto fjalë pasqyrojnë urrejtjen e tyre për palestinezët dhe arabët", deklaroi Al-Hafash, duke shtuar se kolonët kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut, më e djathta në historinë e vendit.
Policia, ushtria dhe shërbimi izraelit i sigurisë Shin Bet kumtoi se po hulumtojnë këtë incident të rëndë dhe do të kërkojnë që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin lindor jetojnë mbi 700.000 kolonë hebrenj me nënshtetësi izraelite. Aty ka edhe tre milionë palestinezë, që jetojnë nën ligjin ushtarak izraelit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s