• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kolbi - Stremerit: Shikojeni luftën në Ukrainë si problem të Evropës

Kolbi - Stremerit: Shikojeni luftën në Ukrainë si problem të Evropës

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Shikojeni luftën në Ukrainë si problem të Evropës, deklaroi aleati i ish-presidentit amerikan, Donald Tramp, Elbrixh Kolbi, duke iu drejtua kryeministrit të ri laburist britanik, Kir Stramer.

Para fillimit të samitit të NATO-s në Uashingtin, Kolbi i bëri thirrje Londrës ta zbatojë qasjen "Britania e Madhe në vend të parë" në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, shkruan "Telegrafi" britanik.

"Sër Kir Stramer duhet të pranojë se lufta në Ukrainë është problem evropian", tha aleati i lartë i Trampit, duke paralajmëruar se Uashingtoni nuk duhet të 'maltretohet' për të dhënë ndihmë.

Nëse Trampi fiton edhe një mandat, Britania nuk duhet të presë mbështetje të konsiderueshme nga SHBA-ja për Ukrainën. Evropa duhet ta ndërmarrë "përgjegjësi primare" për luftën, paralajmëroi ai, duke i bërë thirrje Londrës ta zbatojë qasjen "Britania në vend të parë" për mbrojtje dhe siguri.

Komentet e Kolbit, strateg ushtarak i cili pritet të marrë funksion të lartë sigurie nëse Trampi fiton në zgjedhjet e nëntorit, vijnë në ditën e hapjes së samitit të madh të NATO-s në Uashington, ku Aleanca do ta shqyrtojë mbështetjen për Ukrainën, vëren "Telegraf"-i. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR