• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kokainë në vlerë prej 2,9 milionë eurove është zbuluar në një dërgesë me banane në portin e Selanikut

Kokainë në vlerë prej 2,9 milionë eurove është zbuluar në një dërgesë me banane në portin e Selanikut

Athinë, 10 gusht 2024 (MIA) - Mbi 90 kilogramë kokaninë në vlerë prej mbi 2,9 milionë euro është zbuluar në një dërgesë me banane në kontejner që në portin e Selanikut ka arritur nga Ekuadori, ndërsa si pranues është theksuar një kompani franceze, e cila dërgon banane në Rumani, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Drejtoria e pavarur për të ardhura publike e Greqisë (AADE) ka njoftuar se inspektorët e doganës me ndihmë të rentgenit e kanë zbuluar kokainën në dërgesë me banane të freskëta.

Është paketuar në 80 paketime me gjithsej bruto-peshë prej 92,7 kilogramë, të fshehura me kujdes në një hapësirë speciale në mekanizmin për ftohje.

Droga dhe kontejneri menjëherë janë sekuestruar dhe është njoftuar prokuroria publike, ndërsa vazhdon hetimi për zbulimin e pranuesve të kokainës.

Kokaina e fshehur në kontejner me banane është zbuluar edhe para disa ditëve në një dërgesë, gjithashtu nga Ekuadori, që ka arritur në portin e Athinës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR